Banorët u shpëtuan nga shtëpitë e ndërtesat pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në disa qytete kineze.
Pamjet shfaqin rrugë në pjesë të Nanchangut, provincë në Kinën juglindore, të dëmtuara nga ujërat e përmbytjeve, pasi qyteti u godit nga moti i ligë.
Nga autoritetet vendore u bë e ditur se të paktën 14 persona u detyruan të evakuohen nga ndërtesat e banimit të përmbytura. 25 persona të tjerë u evakuuan nga zonat urbane dhe rurale në provincën Hubei të Kinës qendrore, pasi u bllokuan nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur gjatë një periudhe të shkurtër.
Vetëm gjatë fundjavës, më shumë se 3 mijë njerëz janë evakuuar nga vendbanimet e tyre.