Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur e kanë goditur Kinën lindore. Për pasojë të paktën pesë persona kanë vdekur, tre janë zhdukur, ndërsa mbi 1500 njerëz janë evakuuar. Çdo vit, shirat sezonal godasin pjesë të mëdha të Kinës, veçanërisht në jugun gjysmëtropikal. Megjithatë, disa rajone veriore këtë vit kanë raportuar për përmbytjet më të rënda në 50 vjet.
Lumenjtë e dalë nga shtrati kanë goditur pjesë të ndryshme të vendit këtë muaj dhe përveç dëmeve materiale kanë shkaktuar edhe viktima. Në fillim të korrikut, të paktën 15 njerëz kanë vdekur në pjesën jugperëndimore të vendit. Përmbytjet më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në historinë e Kinës ishin në vitin 1998, kur vdiqën 4.150 njerëz, kurse në vitin 2021, më shumë se 300 njerëz vdiqën në provincën qendrore të Henanit.
Reshjet përmbytën kryeqytetin e provincës Zhengzhou më 20 korrik të atij viti, duke i kthyer rrugët në lumenj të vrullshëm dhe duke zhytur në ujë një linjë metroje.