Qytetet në Kinën veriore, përfshirë Pekinin janë përmbytur nga reshjet e dendura që filluan të dielën. Autoritetet e Pekinit kanë lëshuar “alarmin e kuq” për stuhitë e shiut, të dielën, si dhe kanë paralajmëruar përmbytje në nivelin më të lartë, të hënën, njoftuan mediat shtetërore. Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, për shkak të shiut dhe përmbytjeve janë anuluar edhe rreth 40 fluturime që nga mëngjesi i së hënës.
Reshjet e dendura, besohet se janë pasojë e tajfunit Doksuri që filloi të premten e kaluar.
Përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e shiut kanë shkatërruar ura dhe rrugë e kanë bllokuar njerëzit në pamundësi për të udhëtuar. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, Xinhua, që nga mesdita e së hënës, gati 55 mijë njerëz në qytetin Baoding në Hebei janë evakuuar nga vendi.
Është vetëm hera e dytë që “alarmi i kuq” është lëshuar në Kinën veriore që nga viti 2010, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike të vendit.
-
Përmbytjet në kryeqytetin e Kinës lënë të vdekur të paktën 30 persona
-
Mbi 60 mijë të evakuuar pas përmbytjeve në Kinë
-
Vazhdojnë evakuimet e qytetarëve kinezë si pasojë e motit të lig
-
33 të vdekur dhe 18 të zhdukur nga përmbytjet në Kinë
-
11 të vdekur dhe 27 të zhdukur nga përmbytjet në zonën e Pekinit