11 persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë raportuar të zhdukur si shkak i përmbytjeve në kryeqendrën kineze, Pekin. Për shkak të reshjeve të dendura, autoritetet janë detyruar të mbyllin stacionet e trenave dhe të evakuojnë njerëzit në rrezik, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Shtëpi të shumta janë përmbytur, ndërsa rrugët e makinat janë shkatërruar. Më shumë se 50 mijë njerëz janë zhvendosur në vende të sigurta, sipas autoriteteve. Niveli i reshjeve është shumë i pazakontë për Pekinin, i cili në përgjithësi gëzon një klimë të thatë.
Përmbytjet sezonale godasin pjesë të mëdha të Kinës çdo verë, veçanërisht në jug. Megjithatë, disa rajone veriore këtë vit kanë raportuar përmbytjet më të këqija në 50 vjetët e fundit.