Hong Kongu dhe disa qytete në jug të Kinës po përballen me përmbytje, në kohën kur në vend janë regjistruar reshjet më të mëdha të shiut në 140 vjet.
Në Hong Kong të premten rrugët dhe stacionet e metrosë janë përmbytur, derisa zyrtarët kanë njoftuar se kanë mbyllur edhe shkollat.
Institucionet që merren me parashikimin e motit kanë njoftuar se sasia e reshjeve që kanë nisur të enjten, është më e madhja që është regjistruar në qytet në gati 140 vjet.
Autoritetet kanë thënë se kanë ndërhyrë në disa raste për të shpëtuar njerëz.
Si pasojë e reshjeve, të premten në Hong Kong rreth 80 persona kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore.
Shiu ka shkaktuar gjithashtu rrëshqitje të dheut në disa zona, ku si pasojë janë bllokuar disa rrugë. / BBC
-
Vazhdojnë evakuimet e qytetarëve kinezë si pasojë e motit të lig
-
Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin qytetet në Kinën jugore dhe qendrore
-
Shkon në 13 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong
-
Kina evakuon 2 milionë banorë pasi tajfuni Ragasa i afrohet jugut
-
Hong Kongu mbyllet për shkak të tajfunit më të fuqishëm në botë këtë vit