Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një zjarr masiv përfshiu disa ndërtesa të larta në një kompleks banimi në Hong Kongu, njoftuan autoritetet.
Sipas departamentit të zjarrfikësve nuk dihet ende numri i njerëzve që mund të jenë të bllokuar brenda. 28 persona kanë marrë lëndime, mes tyre disa punonjës të shërbimeve zjarrfikëse ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët që përshkuan kullat 31-katëshe.
Disa rrugë janë mbyllur dhe më shumë se 30 linja autobusësh janë devijuar, ka njoftuar departamenti i Transportit i Hong Kongut. Nuk dihet aktualisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Besohet se zjarri është përhapur përmes skelave prej bambuje në pjesën e jashtme të ndërtesave, teksa shërbimet e emergjencës janë duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin.
Skelat prej bambuje janë të zakonshme në Hong Kong në projektet e ndërtimit dhe rinovimeve të ndërtesave, megjithëse qeveria ka njoftuar këtë vit se do të fillonte të hiqte gradualisht përdorimin e tyre për projekte publike për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Përfshihen nga zjarri disa blloqe banimi në Hong Kong, të paktën katër të vdekur
Të paktën katër persona raportohet se kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri të...-
Shkon në 36 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong
-
Hong Kongu arreston të tjerë për djegien e ndërtesave teksa numri i të vdekurve arrin në 151
-
Edhe tetë të arrestuar pas zjarrit që la 128 të vdekur në Hong Kong
-
Arrin në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, zyrtarët thonë se alarmet e zjarrit s’funksiononin
-
Arrin në 83 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong-Kong