Edhe tetë persona u arrestuan të premten në Hong Kong nën dyshimin për korrupsion gjatë punimeve të rinovimit në disa ndërtesa të larta, pas zjarrit që ka marrë jetën e të paktën 128 personave. Tre të tjerë ishin arrestuar më parë për akuzën e vrasjes së paqëllimshme.
Komisioni i Pavarur Kundër Korrupsionit njoftoi se hetimi mbi shkaqet e zjarrit është ende në vazhdim. Sipas autoriteteve, të arrestuarit e së premtes përfshijnë drejtorë kompanish inxhinierike dhe nënkontraktorë të punimeve me skela.
Zjarrfikësit arritën ta shuajnë flakën, ndërsa hetuesit tani do të fillojnë mbledhjen e provave, e cila pritet të zgjasë tre deri në katër javë.
Nga zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong në mbi 70 vjet janë lënduar edhe 79 persona, ndërsa qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
-
Hong Kongu arreston të tjerë për djegien e ndërtesave teksa numri i të vdekurve arrin në 151
-
Arrin në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, zyrtarët thonë se alarmet e zjarrit s’funksiononin
-
Arrin në 83 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong-Kong
-
Shkon në 75 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong
-
65 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur nga zjarri në Hong Kong