Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varianti Delta rrit shqetësimet në Gjermani, 745 raste pozitive në 24 orë

Në Gjermani, ashtu si në shumë vende të tjera ka një rritje të numrit të infektimeve me COVID-19 me variantin “Delta” si faktorin kryesor që ka ndikuar në përhapjen e sëmundjes.

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 6 viktima dhe 745 raste të reja.

Instituti Robert Koch thekson se që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 3.736.165 qytetarë gjermanë, ndërsa 91.231 persona kanë vdekur.

Vala e re e COVID-it nga mutacioni “Delta” ka vendosur në alarm të gjithë botën.