Gjermania ka hyrë zyrtarisht në valën e katërt të pandemisë COVID-19, ka konfirmuar agjencia shtetërore për Kontrollimin e Sëmundjeve.
Instituti “Robert Koch” ka regjistruar gjatë së premtes 9 mijë e 280 raste të reja të infektimit me koronavirus, shifër kjo më e lartë ditore gjatë tre muajve të fundit.
Bilanci i rasteve aktive është ngritur gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, nga 61 mijë e 500 sa ishin të enjten në 67 mijë e 700 të premten.
Hulumtuesit gjermanë kanë bërë të ditur se projeksionet njëjavore, që janë tregues të trendëve epidemiologjikë, gjatë javëve të fundit kanë shfaqur ngritje të vazhdueshme.
Dhe kjo, sipas tyre, e nënkupton fillimin e valës së katërt që karakterizohet me rritjen e theksueshme të infektimeve mes personave më të rinj në moshë.
Ekspertët kanë bërë të ditur se varianti Delta i koronavirusit ka ndikuar në ngritjen e përnjëhershme të rasteve. Sipas të dhënave të Institutit, ky variant tani konsiston me afro 99 për qind të të gjitha infektimeve të reja në të gjithë vendin.
-
Rekord infektimesh me COVID-19 në Gjermani
-
Gjermania regjistron rekord të infektuarish me COVID-19
-
Merkel thotë se vala e katërt e COVID-it po e godet Gjermaninë me “forcë të plotë”
-
Gjermania po shqyrton masa kufizimi ndaj pandemisë
-
Gjermania shënon për herë të parë mbi 50 mijë raste në ditë me COVID-19