Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshkruar situatën me COVID-19 në shtetin e saj si shumë dramatike. Si kancelare në largim ajo po shqyrton se sit ë merret me një nivel të infeksionit që po arrin shifra rekorde.
“Vala e katërt po e godet shtetin tonë me forcën e plotë”, ka thënë Merkel në një event me Asociacionin e Qyteteve Gjermane, raporton “Deutsche Welle”. “Numri ditor i të infektuarve është më i lartë se kurrë më parë dhe numri i të vdekurve po ashtu është i frikshëm”.
Komentet e Merkelit kanë ardhur pasi Instituti Robert Koch ka raportuar të mërkurën 52.826 raste të reja me koronavirus dhe 294 të vdekur. Që nga fillimi i pandemisë Gjermania ka regjistruar 5.1 milionë raste me koronavirus dhe afro 100 mijë të vdekur nga COVID-19.
Qeveria e Merkelit dhe liderët e shteteve gjermane do të takohen këtë javë për të diskutuar për kufizime në mbarë shtetin.
-
Gjermania heziton të mbyllet pavarësisht rekordeve ditore me COVID-19
-
Gjermania kalon shifrën prej 100,000 të vdekurve si pasojë e COVID-19
-
Gjermania ndjek hapat e Austrisë, ndërmerr masa për të pavaksinuarit
-
Harta e Evropës skuqet nga shifrat me COVID-19, rrezik edhe në Ballkanin Perëndimor
-
Gjermania po shqyrton masa kufizimi ndaj pandemisë