Beth Van Schaack, drejtuese e Zyrës Amerikane për Drejtësinë Penale Globale, ka folur për “Sky News” për mundësinë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ta gjejë veten në sallë të gjyqit.
Van Schaack ka thënë se në të kaluarën diktatorët si Augusto Pinochet, Slobodan Millosheviqi e Hissene Habre kishin menduar se s’do të përballeshin me gjyq, por ata u përballën.
“Epo. Augusto Pinochet, Slobodan Millosheviq, Hissene Habre i Çadit? Nuk mendoj se ndonjëherë nga këta burra kanë menduar se do të shohin nga brenda një sallë të gjyqit dhe secili prej tyre e pa. Ne duhet të luajmë një lojë të gjatë këtu. Asnjëherë nuk dihet se si do të ndryshojë situata. Dhe për sa kohë që janë mbledhur prova, janë bërë dosjet për individë përgjegjës, ju mund të qëndroni gati derisa një gjykatë diku në botë papritmas të veprojë”, ka thënë Van Schaack, e cila është edhe këshilltare e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, për çështjen e drejtësisë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të premten.