Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria izraelite thotë se ka nxjerrë nga funksioni aeroportin kryesor të Jemenit

Sulmet izraelite ne Sanaa

Foto: Associated Press

Ushtria e Izraeli ka njoftuar të martën se ka kryer një sulm ajror ndaj rebelëve Houthi - të përkrahur nga Irani -  në Jemen, duke e nxjerr plotësisht nga funksioni aeroportin ndërkombëtar të Jemenit në kryeqytetin Sanaa. Sulme janë kryer edhe ndaj disa termocentraleve, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Sulmet ajrore, të dytat në dy ditët e fundit, janë hakmarrje nga Izraeli pas sulmit me raketë nga Houthit ndaj aeroportit ndërkombëtar të Tel Avivit në Izrael të dielën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmi i të martës erdhi pak pas njoftimit nga Ushtria izraelite që të evakuohet zona e aeroportit ndërkombëtar të Jemenit. 

“Ju bëjmë thirrje që të evakuoheni menjëherë nga zona e aeroportit dhe të lajmëroni çdokënd afër për të distancuar vetën menjëherë. Dështimi për tu evakuuar nga zona do të rrezikojë jetën tuaj”, pati deklaruar Avichay Adraee, zyrtari i Ushtrisë izraelite, përmes një postimi në rrjetet sociale bashkangjitur me hartën e aeroportit ndërkombëtar të Sanaas.