Botë

Izraeli sulmon aeroportin kryesor të Jemenit

Jemen

Foto: Associated Press

Një sulm izrarelit ka goditur aeroportin kryesor të Jemenit, në kryeqytetin Sanaa, kanë konfirmuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

IDF-ja pretendon se sulmi i së martës ka shkatërruar infrastrukturën Houthi, "duke çuar në mbylljen e plotë të saj", raporton BBC. 

Më herët gjatë ditës, IDF-ja u ka kërkuar njerëzve që të evakuonin aeroportin, duke paralajmëruar se "mos evakuimi dhe qëndrimi larg zonës ju vë në rrezik". Izraeli ka kryer një sulm në aeroportin e Sanaas edhe dhjetorin e kaluar.

Kjo vjen një ditë pas sulmeve izraelite në objektiva në qytetin fqinj të Hudaydah, në përgjigje të raketës së grupit jemenas Houthi që ra pranë aeroportit kryesor të Izraelit të dielën.

Izraeli ka nisur disa runde sulmesh kundër grupit të mbështetur nga Irani në Jemen, duke përfshirë shënjestrimin e një termocentrali dhe porteve në janar.

Lexo përditësimet tjera
Aeroporti Jemen

Izraeli lëshon paralajmërim për evakuimin e aeroportit të Jemenit

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të paprecedent për evakuimin e aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e...