Botë

Izraeli sulmon qytetin portual të Hodeidës në Jemen

Houthi

Foto: Associated Press

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen aktivizuan mbrojtjen e tyre ajrore pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në qytetin portual të Hodeidas, ka thënë një zëdhënës i grupit.

"Mbrojtja jonë ajrore aktualisht po përballet me avionët izraelitë që kanë nisur një agresion kundër vendit tonë”, ka thënë zëdhënësja Yayha Saree në X.

Ushtria izraelite ka thënë përmes një deklarate se ka goditur "infrastrukturën ushtarake" të përdorur nga Huthitë në portin e Hodeidas.

"Porti i Hudeidas përdoret nga regjimi terrorist Houthi për transferimin e armëve të marra nga regjimi iranian, me qëllim kryerjen e sulmeve kundër shtetit të Izraelit dhe aleatëve të tij," thuhej në deklaratë.

Ndërkohë Saree ka thënë në një deklaratë se mbrojtja ajrore Houthi "ka shkaktuar konfuzion të madh" për avionët izraelitë dhe ka detyruar disa formacione luftarake të largoheshin nga hapësira ajrore e Jemenit para se të kryenin sulmet, duke penguar ndërhyrjen e Izraelit thellë në Jemen.