Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar të hënën se Ushtria e Izraelit është duke i sulmuar objektivat e grupit militant Houthi në portin e Hodeidah në Jemen, ka shkruar Reuters.
Sipas tij, ushtria është duke u “kundërpërgjigjur fuqishëm ndaj çdo përpjekjeje për ta rindërtuar infrastrukturën terroriste të goditur më parë”.
Që prej fillimit të luftës së Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës në tetorin e vitit 2023, Houthit e mbështetur e të financuar nga Republika Islamike e Iranit kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, në atë që e kanë klasifikuar si akt solidariteti me palestinezët.
Izraeli është kundërpërgjigjur duke lansuar sulme ndaj tyre, përfshirë bombardime në portin jetik detar të Hodeidah.
“Siç e kam bërë të qartë edhe më parë – fati i Jemenit është i njëjtë me fatin e Teheranit. Houthit do ta paguajnë shtrenjtë për lëshimin e raketave drejt Shtetit të Izraelit”, ka shtuar Katz.
-
Izraeli godet portin në Jemen, kërcënon grupin Houthi me bllokadë detare e ajrore
-
Izraeli sulmon qytetin portual të Hodeidës në Jemen
-
Houthi kërcënon SHBA-në nëse e sulmon Iranin
-
Izraeli pretendon se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni
-
Irani i bën thirrje SHBA-së ta tërheqë mbështetjen ndaj Izraelit për sulmet në Jemen