Botë

Izraeli lëshon paralajmërim për evakuimin e aeroportit të Jemenit

Aeroporti Jemen

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të paprecedent për evakuimin e aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana’as, ka raportuar “CNN”.

Kjo është hera e parë që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë dhënë një paralajmërim të tillë në Jemen, që është mbi 1,500 kilometra larg Izraelit.

“Dështimi i evakuimit nga zona ju rrezikon jetën”, ka deklaruar Avichay Adraee, zyrtari i IDF-së në arabisht, në mediat sociale.

Paralajmërimi erdhi një ditë pasi ushtria izraelite kreu një seri të sulmeve kundër portit në Hodeidah të Jemenit dhe një fabrike të çimentos. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga grupi militant Houthi pati njoftuar se të paktën një person është vrarë dhe 35 të tjerë janë lënduar nga sulmi në fabrikë, në lindje të Hodeidahs.

Sulmet e IDF-së erdhën pasi një raketë balistike e lëshuar nga Houthit të dielën kaloi mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi afër aeroportit ndërkombëtar të Tel-Avivit. Disa përpjekje për të ndaluar raketën kanë dështuar, sipas IDF-së.

Izraeli e ka sulmuar në dhjetor aeroportin ndërkombëtar të Sana’as, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënduar 30 të tjerë, sipas rrjetit televiziv satelitor al-Masirah të kontrolluar nga Houthit.

Izraeli sulmon aeroportin kryesor të Jemenit

6 o. më parë / 6 maj 2025 15:51
Jemen

Photo: Associated Press

Një sulm izrarelit ka goditur aeroportin kryesor të Jemenit, në kryeqytetin Sanaa, kanë konfirmuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

IDF-ja pretendon se sulmi i së martës ka shkatërruar infrastrukturën Houthi, "duke çuar në mbylljen e plotë të saj", raporton BBC. 

Më herët gjatë ditës, IDF-ja u ka kërkuar njerëzve që të evakuonin aeroportin, duke paralajmëruar se "mos evakuimi dhe qëndrimi larg zonës ju vë në rrezik". Izraeli ka kryer një sulm në aeroportin e Sanaas edhe dhjetorin e kaluar.

Kjo vjen një ditë pas sulmeve izraelite në objektiva në qytetin fqinj të Hudaydah, në përgjigje të raketës së grupit jemenas Houthi që ra pranë aeroportit kryesor të Izraelit të dielën.

Izraeli ka nisur disa runde sulmesh kundër grupit të mbështetur nga Irani në Jemen, duke përfshirë shënjestrimin e një termocentrali dhe porteve në janar.