Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria furnizon me ujë kryeqytetin e Mississippit në SHBA

Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shpërndarë ujë dhe gjësende të tjera në Jackson të Mississippit që po përballet me krizë të madhe të ujit.

Të premten më shumë se 20 mijë automjete janë furnizuar me ujë nga ushtria amerikane.

Automjetet kanë pritur me radhë për furnizim me ujë dhe dezinfektues duarsh. Kryeqyteti i Mississipit është në vështirësi të mëdha nga kolapsi i sistemit të ujësjellësit.

Kriza ka detyruar presidentin Joe Biden që të deklarojë gjendje emergjente në këtë shtet.

Problemet kanë nisur kur uji i shirave ra në qendër të Mississipit, duke ndotur ujërat në ujësjellësin e Jacksonit.

Që prej ndotjes së ujit, konsumatorët është dashur të vlojnë atë me qëllim që të asgjësojnë bakteret e mundshme.