Ushtria amerikane thotë se vrau një udhëheqës të lartë të Al-Qaidës në një sulm ajror të premten në veriperëndim të Sirisë.
Majori i ushtrisë John Rigsbee, tha në një deklaratë se Abdul Hamid al-Matar u vra nga një sulm me dron, raporton AP.
Rigsbee tha se vrasja e al-Matarit do të prishë "aftësinë e al-Qaidës për të komplotuar dhe kryer më tej sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm". Ai tha se al-Qaida "përdor Sirinë si një bazë për kërcënimet që arrijnë në Siri, Irak dhe më gjerë".
Sulmi me dron erdhi dy ditë pasi një bazë ushtarake amerikane në Sirinë jugore u godit nga një sulm i koordinuar që përfshinte dronë dhe raketa. Zyrtarët amerikanë thanë se asnjë trupë amerikane e vendosur atje nuk ishte plagosur apo vrarë.
-
SHBA-ja thotë se ka vrarë një udhëheqës të ISIS-it në Sirinë Lindore
-
SHBA-ja vret me dron liderin e ISIS-it në Siri
-
Ushtria amerikane vret oficerin e Al-Kaedës me raketën “Ninja”, iu shkatërrua vetura pa shpërthim
-
SHBA-ja sulmon kampet e IS-it në Siri, të paktën 35 militantë të vrarë
-
Ushtria amerikane thotë se vrau 37 militantë islamikë në Siri