Shtetet e Bashkuara kryen një sulm me dron në Sirinë veriperëndimore të martën që la të vdekur Maher al-Agal, liderin e ISIS-it në Siri, ka thënë Komanda Qendrore e SHBA-së, shkruan CNN.
Një zyrtar i lartë i ISIS-it i lidhur ngushtë me Maherin u plagos rëndë gjatë sulmit, shtoi Komanda Qendrore në një deklaratë. Rishikimi fillestar tregoi se nuk kishte viktima civile.
"Largimi i këtyre liderëve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme”, u shpreh Joe Buccino, një zëdhënës i Komandës Qendrore.
Sulmi u zhvillua jashtë Jidayris në veriperëndim të Sirisë, thuhet në njoftim.
Sulmi i së martës ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar ISIS-in pasi pjesë të ndryshme të Sirisë dhe Irakut kanë parë një ringjallje të grupit terrorist në muajt e fundit.
Në qershor, grupi i përbashkët i udhëhequr nga SHBA-ja që lufton ISIS-in arrestoi një udhëheqës të lartë të ISIS-it në vend.
-
SHBA-ja thotë se ka vrarë një udhëheqës të ISIS-it në Sirinë Lindore
-
Ushtria amerikane thotë se ka vrarë një udhëheqës të lartë të al-Qaedas
-
SHBA-ja kryen sulm masiv kundër IS-it në Siri
-
Trumpi zotohet për hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve në “sulmin e ISIS-it” në Siri
-
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin mbi forcat qeveritare siriane