Një ushtar 21-vjeçar rus do të dalë në gjyq ndërsa akuzohet për krime lufte, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Interfax.
Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se rusi, që aktualisht është në paraburgim, do të gjykohet për vrasjen e një civili në rajonin Sumy të Ukrainës.
Muajin e kaluar, Venediktova, ka thënë se ka numër të madh të rasteve kur trupat ruse kanë vrarë civilët ukrainas, ndërsa ajo ka thënë se po punon në gati 8000 raste të krimeve të luftës në Ukrainë.
Ajo më vonë ka thënë se 10 ushtarë rusë akuzohen për mizoritë në qytetin Bucha, ku pati dëshmi për vrasje masive.