Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sot mbahet gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus

Gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus pas pushtimit të Moskës do të fillojë sot në Kiev.

Ushtari 21-vjeçar, Vadim Shishimarin akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në ditët e para të pushtimit. Ai do të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia, derisa Moska ka mohuar vazhdimisht se shënjestruar civilët, shkruan BBC.

Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur me ushtarët tjerë në rajonin verilindor të Summyt, kur ata takuan një çiklist 62-vjeçar duke përdorur një telefon.

Ata pretendojnë se Shishimarin ishte urdhëruar të qëllonte civilin për ta ndaluar ata t’u tregonte mbrojtësve ukrainas për vendndodhjen e tyre.

“Me këtë gjyq të parë, ne po dërgojmë sinjal të qartë se çdo autor, çdo person që urdhëroi ose ndihmoi në kryerjen e krimeve në Ukrainë nuk do të shmangë përgjegjësinë”, ka thënë prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova.