Ukraina ka paraqitur tetë raste të tjera për krime lufte që përfshijnë ushtarë rusë, tha të mërkurën për televizionin kombëtar, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.
"Ne nuk po flasim vetëm për luftëtarët që erdhën në teatrin e operacioneve, por për ata që erdhën për të përdhunuar, plaçkitur, vrarë civilë”, tha Venediktova, raportoi CNN-i të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 23 maj, një ushtar rus 21-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një burri të paarmatosur, në gjyqin e parë të Ukrainës për krime lufte që nga pushtimi rus.
Dy ushtarë të tjerë rusë u dënuan për "shkelje të ligjeve të luftës" nga gjykata e qarkut Kotelevsky në rajonin e Poltava, më 31 maj.
Venediktova tha se prokurorët po hetojnë rreth 16,000 raste të krimeve të luftës.