Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina po i heton 80 krime ruse

Ukraina ka identifikuar më shumë se 800 krime lufte dhe ka nisur t’i hetojë 80 prej tyre, ka thënë Prokurorja e Përgjithshme të martën.

Iryna Venediktova është në Hagë dhe është takuar me kolegë nga shtetet tjera për të diskutuar në lidhje me akuzat për krime lufte, shkruan BBC-ja.

“Lista e të dyshuarve përfshinë udhëheqës lufte, politikanë dhe agjentë të propagandës ruse”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Ajo ka shtuar se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kanë vendosur t’i bashkohen hetimit ndërkombëtar në Ukrainë.