Policia në Ukrainë ka marrë rreth 50 ankesa dhe ka hapur 16 hetime penale mbi akuzat për dhunë seksuale të kryera nga ushtarët rusë kundër civilëve, ka thënë të premten zëvendësministrja e Brendshme e vendit, Kateryna Pavlichenko
Ukraina, aleatët e saj ndërkombëtarë dhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë kërkuar krime të mundshme lufte, përfshirë dhunën seksuale, në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj 100 ditë më parë.
Moska mohon kryerjen e krimeve të luftës ose shënjestrimin e civilëve gjatë një lufte që ka lënë të vdekur mijëra njerëz dhe ka detyruar miliona njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, të largohen nga atdheu i tyre.
"Sa i përket dhunës seksuale kundër popullatës civile, kjo është një temë shumë e vështirë. Një temë për të cilën viktimat, si rregull, nuk duan të flasin, sepse frikën dhe dhimbjen që kanë përjetuar... duan ta harrojnë sa më shpejt”, ka thënë ajo.