Zonja e parë e Ukrainës ka thënë të martën se ushtria ruse ka përdorur dhunën seksuale sistematikisht dhe haptas si armë luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
“Është e rëndësishme gjithashtu për ne që të kuptohet se krimet e lidhura seksualisht nuk janë vetëm kërcënimet ose dhuna. Në fakt ky është një instrument tjetër që po e përdorin si armë të tyre”, ka deklaruar Olena Zelenska gjatë konferencës ndërkombëtare për parandalimin e dhunës seksuale që po mbahet në Londër.
Autoritetet ukrainase kanë dokumentuar më shumë se 100 raste të dhunës seksuale, por ka edhe shumë gra të tjera ukrainase që nuk kanë folur publikisht.
Zonja e parë e Ukrainës ka bërë thirrje që dhuna seksuale të njihet si krim lufte.
-
Zonja e parë e Ukrainës kërkon gjykatë për gjykimin e krimeve ruse
-
Policia ukrainase heton akuzat për dhunë seksuale nga ushtarët rusë
-
Burra e djem në mesin e të përdhunuarve nga ushtarët rusë në Ukrainë
-
Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
-
Rrëfimet e burrave ukrainas, viktima të dhunës seksuale nga rusët