Kriza në Siri është rritur me rritjen e çmimeve të mallrave elementare. Me këtë krizë po përballen më shumë se 6.5 milionë fëmijë në nevojë në këtë vend, ka njoftuar të martën Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
"Ka qenë më e keqja për fëmijët e Sirisë, edhe pse ka më shumë se një dekadë që nga fillimi i krizës. Tani kemi regjistruar në UNICEF numrin më të madh të fëmijëve në nevojë brenda Sirisë”, ka thënë Juliette Touma nga zyra për komunikim e këtij fondi për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, raportoi “Euroneës”.
Ajo shtoi se shumë çmime janë dyfishuar apo edhe trefishuar pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë.
"Ne nuk i kemi parë këto rritje që nga kulmi i luftës në 2013. Kështu që familjet me të vërtetë po luftojnë për të sjellë ushqim në tryezë”, ka shtuar Touma.
UNICEF-i të martën ka kërkuar fonde urgjente për të ndihmuar fëmijët sirianë.
"Nevojat janë mjaft të rënda, jo vetëm për fëmijët, por edhe për UNICEF-in nga pikëpamja financiare”.
-
Lufta në Ukrainë thellon krizën e bukës së refugjatëve sirianë
-
Aliu: Rritje çmimesh deri në 300% në disa produkte, s’e ka fajin vetëm qeveria
-
UNICEF: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria, mijëra janë trajtuar për kequshqyerje
-
Të paktën 25 milionë njerëz përballen me uri e kequshqyerje për shkak të konfliktit në Sudan
-
Inflacioni thellon varfërinë në Kosovë