Njohësi financiar, njëkohësisht edhe profesor në Universitetin e Çekisë, Florin Aliu, thotë se çmimet janë shumë të larta në Kosovë dhe shumë produkte kanë pasur rritje edhe 300% të çmimit.
Megjithatë Aliu thotë se për këtë nuk mund t’i vihet faji qeverisë aktuale dhe sipas tij burimi kryesor për rritjen e çmimeve dhe krizës ekonomike është lufta Ukrainë-Rusi.
“Çmimet janë shumë të larta. Inflacioni që ishte 12% është mesatarja e rritjes. Një produkt që ka kushtuar 1 euro, sot kushton 4 euro, pra shumë produkte kanë pasur ngritje të çmimit për 300% dhe nuk duhet të harrojmë që jemi vendi më i varfër në Evropë. Faji nuk mund t’i atribuohet vetëm qeverisë aktuale sepse e kemi pasur fillimisht situatën me pandeminë e pastaj edhe luftën Rusi-Ukrainë. Nga ato vende kemi importin kryesorë me drithëra dhe vaj luledielli. Rusia është nën sanksione e Ukraina nuk mund t’i shfrytëzojë të gjitha portet. Burimi kryesor i rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike është lufta Rusi-Ukrainë”, deklaroi Aliu.
Tutje sipas Aliut, nuk ka mekanizëm për kontrollimin e çmimeve dhe numri i vogël i inspektorëve pothuajse e pamundëson një gjë të tillë.
Ndërsa, sipas tij, nuk ka rënie të inflacionit por vetëm të tempos së rritjes së çmimeve.
Aliu e Misini: Pagat e ulëta, çmimet e larta dhe institucionet joefikase po e rëndojnë ekonominë
Në emisionin “Konfront” në KTV, profesorët universitarë Florin Aliu dhe Shkumbin Misini kanë diskutuar mbi pagën...-
Aliu e Misini: Pagat e ulëta, çmimet e larta dhe institucionet joefikase po e rëndojnë ekonominë
-
ASK: Në muajin korrik inflacioni ishte 6.5%, çmimet e transportit u rritën për 17.8%
-
Aliu: Problemet e ekonomisë sonë nuk zgjidhen me 500 euro pagë minimal
-
Misini: Inflacioni s’është vetëm 6 për qind, por shumë më shumë
-
Vazhdon të rritet inflacioni, ekonomistët paralajmërojnë rritje edhe më të madhe në muajt në vijim