UNICEF-i ka bërë të ditur se një nga veturat e tij është goditur me armë zjarri derisa po priste të hynte në Gazën Veriore nga ajo Jugore, të mërkurën.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, UNICEF-i ka thënë se “incidenti është ngritur tek autoritetet e larta të Izraelit”, raporton CNN.
“Fatkeqësisht, ndihmësit humanitar vazhdojnë të përballen me rreziqe gjatë shpërndarjes së ndihmave.
Derisa punonjësit e ndihmave të jenë të mbrojtur, në pajtim me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, ndihmat humanitare nuk mund të mbërrijnë te njerëzit në nevojë”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.
Incidenti vjen vetëm pak ditë pas agjencia e Izraelite që koordinon inspektimin dhe shpërndarjen e ndihmave në Gaza, COGAT, i ka fajësuar Kombet e Bashkuara për dështim të shpërndarjes së ndihmave nëpër Gaza.
Javë më parë, shtatë punonjës të ndihmave humanitare që punonin për World Central Kitchen, janë vrarë kur forcat izraelite kanë gjuajtur me armë në drejtim të veturave të tyre. Kjo ka nxitur reagim të madh ndërkombëtar.
Edhe
Forcat izraelite qëllojnë mbi konvojin me ushqim në Gaza, tregojnë dokumentet e OKB-së
-
Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash
-
Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
Izraeli vret nëntë palestinezë që po prisnin ndihma, gjashtë të tjerë vdesin nga kequshqyerja
-
Të paktën 32 të vrarë nga ushtria izraelite afër pikave të ndihmës në Gazë