Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat izraelite qëllojnë mbi konvojin me ushqim në Gaza, tregojnë dokumentet e OKB-së

Forcat e Izraelit kanë gjuajtur mbi një konvoj të Kombeve të Bashkuara që barte furnizime bazë ushqimore në qendër të Gazas më 5 shkurt, para se përfundimisht t’i bllokonte kamionët që të përparonin në pjesën veriore të territorit, ku palestinezët janë në prag të urisë, thuhet në dokumentet e OKB-së të ndara me CNN-in.

CNN-i ka parë se rruga nëpër të cilën do të kalonte konvoji ishte rënë dakord mes OKB-së dhe ushtrisë izraelite përpara sulmit. Sipas një raporti të brendshëm nga UNRWA, agjencia kryesore e OKB-së për ndihma në Gaza, kamioni ishte një nga 10 të tjerë të konvojit të stacionuar në një pikë të IDF-së (Forcat izraelite të Mbrojtjes) kur u qëllua me armë.

Askush nuk pësoi lëndime, por shumica e furnizimeve – kryesisht miell – u shkatërruan. Kjo tregon për sfidat e mëdha që kanë grupet humanitare për të çuar ndihma në Gaza për më shumë se dy milionë njerëz, mes bombardimit gati pesëmuajsh të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Një konvoj që kishte ushqim në të, i drejtuar në pjesët veriore të Rripit të Gazës. Ai konvoj në rrugën për ato që ne quajmë zonat e mesme, u godit. Një nga kamionët që barte furnizime u godit nga zjarri izraelit”, i tha CNN-it Juliette Touma, drejtoreshë për komunikim e UNRWA-s.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk janë përgjigjur për këtë sulm.

Edhe Të paktën 17 palestinezë të vrarë afër pikës së ndihmave në Gazë Botë Të paktën 17 palestinezë të vrarë afër pikës së ndihmave në Gazë

Është një prej disa incidenteve ku konvojet e ndihmës, ashtu si depot ku ruheshin furnizimet, janë goditur që nga fillimi i luftës.

Izraeli nisi fushatën bombarduese dhe pushtimin tokësor në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, ku u vranë 1,200 persona dhe mbi 250 u morën peng. Më shumë se 29,000 njerëz janë vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza.

Pas sulmit të 5 shkurtit, UNRWA vendosi të ndalojë dërgesat në veri të Gazës. Hera e fundit që agjencia mundi të dërgojë ushqim në veri ishte më 23 janar. OKB-ja vlerëson se 300,000 njerëz jetojnë ende në veri të Gazës me shumë pak ndihma.

Konvoji, me 10 kamionë të ndihmës dhe dy automjete të blinduara dhe të shënjuara me shenjën e OKB-së, filloi udhëtimin në orët e hershme të 5 shkurtit. UNRWA ka thënë se udhëtimet ndërmerren herët për të shmangur plaçkitjet përgjatë rrugës nga ata që janë të dëshpëruar për ushqim.

Image

Agjencia ka thënë se para se të niseshin dërgesat, ishte koordinuar me ushtrinë e Izraelit, duke u pajtuar për rrugën nga duhej të shkonin.

Edhe 107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite Botë 107 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza të enjten, thotë ushtria izraelite

“Vetëm kur ushtria e Izraelit na jep dritën jeshile, UNRWA-ja lëviz. Ne nuk lëvizim pa atë koordinim”, ka theksuar Touma.

Synimi që një koordinim i tillë të arrihet me ushtrinë izraelite është pikërisht që kamionët të mos goditen.