Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka thënë të shtunën se të paktën 53 vende të rëndësishme kulturore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kjo përfshin 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente, raporton BBC.
Disa vende të dëmtuara janë në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës - Kiev dhe Kharkiv, por edhe në Chernihiv, një nga më të vjetrat e tij.
"Kjo është lista e fundit, por nuk është shteruese, pasi ekspertët tanë po vazhdojnë të verifikojnë një numër raportesh," u citua të ketë thënë një zëdhënës për agjencinë e lajmeve AFP.
UNESCO-ja ka thënë se po përdor imazhe satelitore dhe raporte të dëshmitarëve për të verifikuar dëmin.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi dy mijë objekte kulturore janë shkatërruar gjatë luftës në Ukrainë
-
Fotografitë si intervenim për të ruajtur trashëgiminë kulturore ukrainase
-
UNESCO-ja alarmon për shkatërrimet e monumenteve në Ukrainë
-
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet një katedrale shekullore në Kiev
-
Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë