Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasja që la vallëzimin për t'u bërë snajperiste

Ukriane

Foto: Associated Press

Pak para se lufta në Ukrainë të hyjë në vitin e pestë, një ukrainase rrëfen vendimin që kishte marrë për t’u futur në radhët e ushtrisë. Deri para 22 shkurtit të vitit 2024, ajo punonte si koreografe, ndërkaq tani ajo është snajperiste në fushëbetejë.

Mëngjesi i 24 shkurtit të vitit 2022 ndryshoi gjithçka për Tetiana Khimion. Me të nisur pushtimi i plotë rus në Ukrainë, ajo iu bashkua Forcave të Armatosura duke kaluar në njësi të ndryshme para se të bëhej përfundimisht snajperiste, e duke lënë pas profesionin e saj si koreografe. 

Tetiana Khimion, një 47-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, punonte si mësuese vallëzimi në Sloviansk, në rajonin e Donetskut, kur Rusia nisi luftën e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, pushtimi e detyroi të braktiste karrierën e saj në vallëzim dhe më vonë iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Atje, ajo zgjodhi të stërvitej si snajperiste, duke thënë se donte të përfshihej drejtpërdrejt në luftime, duke e parë si një rol që kërkonte edhe një shkallë të caktuar kreativiteti.

“Kur shëtisnim me fëmijët në park, ndonjëherë qëlloja në një poligon të vogël qitjeje atje. Mund të qëlloja në shenjë dhe madje të fitoja çmime të vogla. Kështu që mendova ‘ndoshta mund ta bëj këtë’. Snajperizmi është në të vërtetë një profesion shumë krijues dhe unë jam një person krijues. Kam nevojë të shpreh veten. Në të njëjtën kohë, është shumë matematikore dhe e dua matematikën. Kam studiuar fizikë dhe matematikë në universitet, kështu që ky kombinim i saktësisë dhe kreativitetit më pëlqeu vërtet", është shprehur Khimion. 

VIDEO:

Khimion kishte praktikuar vallëzimin që nga mosha gjashtë vjeçe, ishte bërë pjesë e jurisë së vallëzimit në nivel ndërkombëtar, si dhe u mësonte fëmijëve vallëzimin në studion e saj.

Por mëngjesi i 24 shkurtit ndryshoi gjithçka: që nga ai moment, Tetiana e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më të kërcente dhe duhej t'iu bashkohej Forcave të Armatosura.

Ajo filloi stërvitjen në Evropë dhe lëvizi midis disa njësive përpara se të arrinte përfundimisht në një pozicion luftimi si snajperiste.

Në gusht 2023 u bë ajo që njihet si qitësja në Regjimentin e 78-të të Sulmit Ajror, me një snajper me rreze të shkurtër veprimi që ofron mbulim për grupet e sulmit gjatë misioneve luftarake.

Ajo thotë se kryen çdo detyrë me gjakftohtësi dhe pa emocione të panevojshme, duke u mbështetur në vitet e punës me fëmijët dhe ndjenjën e disiplinës që i është ngulitur nga sporti.

Megjithatë, ajo pranon se lufta e vazhdueshme e ka ndryshuar.

“Jam bërë një person krejtësisht tjetër. Ndihem sikur i kam përjetuar tashmë të gjitha emocionet, ndjesitë dhe momentet e mia më të mira. Jo sepse nuk dua të jetoj më. Dua të vazhdoj të jetoj. Dua të shkoj në male, të notoj në oqean. Por e kuptoj që nuk do të jem në gjendje të ndiej emocione siç ndieja dikur, sepse ato më të fortat i kam përjetuar tashmë”, ka deklaruar Khimion. 

Lufta në Ukrainë të martën hyn në vitin e saj të pestë, teksa shpresat për arritjen e paqes janë ende të zbehta.