Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të 14 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 gusht.
Dronët Shahed – të prodhimit iranian – u rrëzuan mbi gjashtë rajone ukrainase, përfshirë mbi zonat afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.
Nuk ka raportime për viktima nga sulmet me dronë dhe raketa që Rusia kreu gjatë natës në Ukrainë.
Ushtria ukrainase tha po ashtu dronët u lëshuan nga rajoni rus i Kurskut. Në këtë rajon, që nga 6 gushti, Ukraina po kryen një inkursion.
Deri më tani, ushtria ukrainase ka pretenduar se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej 1.150 kilometrash të këtij rajoni rus./ REL
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina lëshon mbi 100 dronë në drejtim të Rusisë
-
Ukraina thotë se ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus
-
Ukraina rrëzoi 7 nga 14 raketat dhe të gjithë dronët rusë gjatë sulmeve të natës
-
Ukraina rrëzon 17 nga 18 dronët e lëshuar nga Rusia
-
Ukraina pretendon se ka rrëzuar 9 dronë rusë gjatë natës