Mbrojtja ajrore e Ukrainës pretendon se rrëzoi nëntë nga 14 dronët rusë në një sulm gjatë natës që goditi infrastrukturën energjetike në qytetitn Kryvyi Rih.
Ky është sulmi i dytë me dron në dy ditë në qytetin qendror të Kryvyi Rih, qytetin e lindjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan TheGuardian.
Kryetari i bashkisë, Oleksandr Vilkul, tha se objektet energjetike u goditën, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë për mijëra njerëz.
Në disa rrethe, furnizimi me ujë dhe ngrohja u ndërprenë pasi temperaturat janë nën zero.
Forcat ajrore thanë se dronët Shahed të prodhuar nga Irani u rrëzuan mbi katër rajone në Ukrainën qendrore dhe jugore.