Një sulm i madh me dronë nga Ukraina natën e së martës mbi Moskë ka shkaktuar pezullim të fluturimeve në të paktën dy aeroporte të kryeqytetit rus, Vnukovo dhe Zhukovsky.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se 112 dronë ukrainas kanë shënjestruar gjashtë rajone të ndryshme në mesnatë, raporton The Guardian.
Ndërkohë, edhe Rusia ka vazhduar sulmet me dronë mbi Ukrainë duke goditur qytetin ukrainas Kharkiv dhe duke plagosur tetë persona, përfshirë një fëmijë, sipas guvernatorit ushtarak rajonal.
Forcat ajrore të Ukrainës lëshuan një alarm për sulm ajror për shkak të dronëve nëpër rajone duke përfshirë Kharkiv, Sumy, Odesa, Kiev dhe të tjerë.
Autoritetet ruse po tregohen përsëri shpërfillës ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, duke sulmuar sërish Ukrainën, pak orë pasi ai deklaroi se homologu i tij rus, Vladimir Putin "po luante me zjarrin".
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Berlinin të mërkurën, ku kancelari gjerman, Friendrich Merz, ka premtuar mbështetje më të fuqishme për Ukrainën, duke nxitur spekulime se Gjermania mund t'i japë Kievit raketat e saj të fuqishme Taurus.
Merz ka thënë të hënën se Gjermania së bashku me aleatët e tjerë perëndimorë kanë hequr kufizimet e mëparshme të rrezes së armëve me të cilat ato furnizojnë Ukrainën.