Ushtria ukrainase ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, ndërsa Moska po përfiton nga rritja e çmimeve të naftës bruto dhe nga lehtësimi i disa sanksioneve.
Dronët ukrainas kanë goditur disa rafineri dhe terminale eksporti ruse gjatë javës së fundit, duke përshpejtuar fushatën që filloi verën e kaluar për të synuar një nga burimet më të mëdha të të ardhurave të Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të naftës po i sjellin përfitime të mëdha Kremlinit, Kievi ka dyfishuar përpjekjet për të penguar prodhimin energjetik të Rusisë.
Ushtria ukrainase pretendon se ka kryer 10 sulme të mëdha këtë muaj ndaj infrastrukturës energjetike ruse, disa prej tyre thellë brenda territorit rus. Shkalla e dëmit mbetet e paqartë, por Rusia ka përmendur mundësinë e ndalimit të eksporteve të benzinës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë CNN-it se dronët me rreze të gjatë të Ukrainës janë bërë më efektivë.
Sulmi më i fundit i pretenduar nga ushtria ukrainase ka ndodhur herët të shtunën ndaj një rafinerie të madhe nafte ruse në Jaroslavl, në verilindje të Moskës. Ushtria ka thënë se ka pasur një goditje të drejtpërdrejtë në rafineri, e ndjekur nga një zjarr.
Terminali rus i eksportit të naftës në Ust-Luga, në bregdetin Baltik, është sulmuar dy herë gjatë javës së fundit.
Dronët me rreze të gjatë “dëmtuan strukturat e ngarkimit të naftës dhe një park rezervuarësh që përmbanin naftë dhe produkte të naftës” herët të premten, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.
Zelensky ka thënë sulmet e Ukrainës ishin në përgjigje të sulmeve ruse në infrastrukturën e saj të energjisë, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike këtë dimër.