Ukraina ka publikuar një video ku shihen ushtarët rusë duke e tërhequr komandantin e tyre të plagosur nga fusha e betejës, dhe pastaj duke e goditur atë, me ato që duken si lopata.
Një dron ukrainas e ka kapur incidentin afër qytetit të Bakhmutit, ku janë zhvilluar luftime të ashpra për muaj të tërë.
Në video shihen katër ushtarë mercenarë të grupit “Wagner” duke e bartur kolegun e tyre, teksa e mbajnë për duarsh dhe këmbësh. Më pas e hedhin atë pranë një hambari.
Videoja e dytë tregon tre burra duke e goditur atë në mënyrë të përsëritur me lopata. Fati i komandantit të plagosur është i paqartë. Por episodi lidhet me raportet e vazhdueshme të moralit të ulët midis njësive mercenare ruse, shkruan The Guardian.
Ushtarët ukrainas që luftojnë në dhe rreth Bakhmutit kanë përshkruar se si trupat e Wagnerit sulmojnë në valë. Ata thuhet se kërcënohen me ekzekutim nëse nuk arrijnë të përparojnë.
Duke folur në fjalimin e tij të natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se njësitë ukrainase po zmbrapsnin përpjekjet e përsëritura ruse për të rrethuar Bakhmutin dhe për të thyer mbrojtjen e tij.
“Ne po i kundërshtojmë. I jam mirënjohës çdo luftëtari që siguron kundërveprim me qëndrueshmërinë e tij”, ka deklaruar Zelensky.
Edhe
Ushtarët e plagosur rusë ikin në gjendje të mjerueshme nga Ukraina
-
Rusia e Ukraina pretendojnë si ia vranë njëra-tjetrës qindra ushtarë në Bakhmut
-
Publikohet videoja që tregon ushtarët ukrainas duke qëlluar të burgosurin rus të luftës
-
Dyshime për origjinalitetin e videos ku shfaqen të burgosur rusë të plagosur me armë
-
Luftime të rrepta në Donetsk, Ukraina publikon operacionin ndaj trupave ruse