Autoritetet ukrainase po hetojnë pamje të një video ku pretendohet se janë disa ushtarë ukrainas që qëllojnë në këmbë të burgosurit rusë të luftës, raporton të martën BBC.
Videoja është përhapur në rrjetet sociale pasi është shfaqur fillimisht të dielën në mëngjes (27 mars). Që nga atëherë, është rishpërndarë dhjetëra herë nga llogari pro-ruse në platforma të ndryshme.
Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, ka thënë se Rusia “ka filmuar dhe shpërndarë video të inskenuara” në mënyrë që të diskreditojë trajtimin e Ukrainës ndaj të burgosurve rusë.
Megjithatë, këshilltari i presidentit ukrainas. Oleksiy Arestovych, ka thënë se do të ketë një hetim të menjëhershëm. “Dua t’ua rikujtoj të gjitha forcave tona ushtarake, civile dhe të mbrojtjes se abuzimi i të burgosurve të luftës është krim i luftës”.
Videoja shfaq një numër të ushtarëve të kapur që janë të shtrirë në tokë. Disa kanë çanta mbi kokat dhe shumë shfaqen të përgjakur në këmbë. Nuk është e qartë se kur apo si janë lënduar.
Të burgosurit pyeten për njësitë e tyre dhe aktivitetet në vend. Në një moment, tre burra sillen në karroca dhe duken të plagosur në këmbë nga një ushtar me një armë.

-
Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutim të të burgosurve të luftës
-
Ushtarët e plagosur rusë ikin në gjendje të mjerueshme nga Ukraina
-
Ukraina publikon video ku shihen ushtarët rusë duke goditur komandantin e tyre të plagosur
-
Ushtarët rusë besohet të jenë incizuar duke kastruar të burgosurin ukrainas
-
Ushtarët rusë kapen duke vrarë civilët pas shpine