Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se shumica e raketa të lëshuara nga Rusia të enjten janë rrëzuar.
Sipas njoftimit të ushtrisë, 54 nga 69 raketa janë rrëzuar vetëm të enjten, raportoi CNN-i.
"Armiku vazhdon të përdorë terrorin e tij raketor kundër qytetarëve paqësorë të Ukrainës”, ka thënë komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhnyi, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
"Sipas të dhënave paraprake, gjithsej janë lëshuar 69 raketa. 54 raketa lundrimi armike janë rrëzuar nga asetet e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, ka shtuar ai.
Zaluzhnyi tha se rusët kishin lëshuar raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare, si dhe raketa të drejtuara kundërajrore si S-300 në objektet e infrastrukturës energjetike. Ushtria ukrainase rrëzoi gjithashtu 11 dronë iranian Shahed, të cilët janë krijuar për t'u shpërthyer në përplasje.
Ka pasur raporte kontradiktore për shkallën e sulmeve me raketa të enjten.
Edhe
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
Një këshilltar i presidentit, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha në një postim të mëparshëm se Rusia kishte lëshuar më shumë se 120 raketa në breshëri, pa ofruar detaje të mëtejshme.
Ai tha se qëllimi i sulmit ishte "shkatërrimi i infrastrukturës kritike dhe vrasja e civilëve në masë".