Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka mbërritur të dielën në Beograd, në një vizitë të parë të një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi qëkur ka nisur agresioni rus, në 2022-n.
Reuters ka raportuar se bashkëshortja e presidentit Volodymyr Zelensky u shoqërua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe homologia e saj serbe, Tamara Vuçiq, në një vizitë në qytetin dhe kalanë mesjetare në Kalemegdan.
Ajo gjithashtu mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes universiteteve në Beograd dhe Kiev.
Zonja e parë nënshkroi marrëveshje me zyrtarët e një shteti që s'kanë pranuar ta dënojnë agresionin rus në Ukraina, pos që në disa raporte janë shprehur se "i dënojnë veprimet e Rusisë".
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar tri herë me udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga 2022-a në forume të jashtme ndërkombëtare, e së fundmi në një takim rajonal në Tiranë.
Presidenti Vuçiq ditë më parë u takua me homologun e Kinës, Xi Jinping. Qeveria e re në Beograd përfshin një zëvendësministër prorus, Nenad Popoviq.
-
Zelensky mbërrin në Serbi, nesër takon Vuçiqin
-
Zelensky do ta vizitojë Serbinë për herë të parë
- Predha në këmbim të BE-së: pse Zelensky shkoi në Serbi dhe çfarë fituan të dyja palët
-
Shqipëria për Zelenskyn në Serbi: I shërben interesave të Ukrainës, Kosova ka realitetin e saj
-
Pyetja që e vuri në siklet Zelenskyn në krah të Vuçiqit