Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ndalon transitin e gazit rus për në shtetet e BE-së

Gazsjellesi ne Ukraine, ne afersi te Kievit

Foto: Associated Press

Ukraina ka ndaluar transitin e gazit rus për në shtetet e Bashkimit Evropian, pasi ka mbaruar marrëveshja pesëvjeçare mes operatorit ukrainas të gazit Naftogaz dhe Gazpormit të Rusisë, ka njoftuar “BBC”. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të lejojë Rusinë të fitojë miliarda me të cilat financon luftën në Ukrainë dhe i dha BE-së një vit për t’u përgatitur. 

Komisioni Evropian ka thënë se shtetet e BE-së kanë mjaftueshëm kapacitet për ta përballuar fundin e transitit të gazit nëpërmjet Ukrainës. 

Rusia ende mund të dërgojë gaz në Hungari, si dhe Turqi e Serbi, nëpërmjet gazsjellësit TurkStream në Detin e Zi. 

Ndalimi i kalimit të gazit nëpërmjet Ukrainës përfundon një epokë të gazit të lirë rus për në BE. 

Edhe Hungaria do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror Botë Hungaria do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror

Sllovakia është më e prekura, por Komisioni Evropian ka thënë se ndikimi do të jetë i kufizuar, falë planifikimeve të kujdesshme dhe furnizimeve alternative. Mirëpo, ndikimi strategjik dhe simbolik për gjithë Evropën është i madh. 

Rusia ka humbur një treg të rëndësishëm, por presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se shtetet e BE-së do të vuajnë më së tepërmi. 

BE-ja ka reduktuar dukshëm importin e gazit nga Rusia, që kur Rusia nisi pushtimin e shkallës së plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. 

Por, një numër i shteteve të BE-së që gjenden më në lindje ende varen shumë nga furnizimi me gazin rus. 

Nga importet e gazit në BE në vitin 2023, 10 për qind ishin nga Rusia. Kjo shifër ishte 40 për qind në vitin 2021. 

Edhe Zelensky akuzon aleatët e BE-së se po e shantazhojnë për tubacionin rus të naftës Botë Zelensky akuzon aleatët e BE-së se po e shantazhojnë për tubacionin rus të naftës

Disa shtete të BE-së, si Sllovakia e Austria, vazhdojnë të importojnë sasi të madhe të gazit nga Rusia. 

Rregullatori energjetik i Austrisë ka thënë se nuk parashikon ndonjë çrregullim dhe se ka diversifikuar burimet dhe ka krijuar rezerva. 

Mirëpo, vendimi i Ukrainës ka shkaktuar tensione serioze në Sllovaki, që tash është pikë kyçe e hyrjes së gazit rus në BE dhe ka marrë tarifa për transit të gazit në Austri, Hungari dhe Itali. 

Të premten, kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico – që bëri një vizitë befasuese në Moskë për bisedime me Putinin – ka kërcënuar ta ndalojë furnizimin me rrymë për Ukrainën. 

Edhe Ukraina arrin marrëveshje me Greqinë për import gazi Botë Ukraina arrin marrëveshje me Greqinë për import gazi

Kjo ka shtyrë presidentin ukrainas Zelensky që ta akuzojë Ficon se po e ndihmon Putinin “të financojë luftën dhe ta dobësojë Ukrainën”. 

“Fico po e tërheq Sllovakinë në tentimet e Rusisë për të shkaktuar më tepër vuajtje për ukrainasit”, ka thënë Zelensky.