Pas muajsh heshtjeje, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka pranuar përfshirjen e tij në sulmin në urën e Krimesë në tetor të vitit të kaluar.
“Oficerët e SBU-së kanë shkatërruar armikun në pikat më të nxehta dhe kanë bërë gjithçka për të çliruar tokën tonë sa më shpejt. Shkatërrimi i urës së Krimesë është një nga arritjet tona”, tha shefi i SBU Vasyl Malyuk në një ceremoni në Kiev për të shënuar emetimin e një pulle postare që feston shërbimet e sigurisë.
Në fillim të këtij muaji zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar u bë zyrtarja e parë ukrainase që pranoi drejtpërdrejt se Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin, i cili përfshiu një shpërthim të fuqishëm në urë, i shkaktuar me sa duket nga një bombë e fshehur në një kontejner transporti.
Ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë kontinentale.
Kalimi është një arterie jetike për furnizimin e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, duke lejuar që njerëzit dhe mallrat të rrjedhin në territoret ukrainase që Moska ka pushtuar në jug dhe lindje të vendit.
Edhe
Ukraina godet me eksplozivë urën që lidh Rusinë me Krimenë
E njohur edhe si Ura e Kerçit, ajo ka vlerë personale për presidentin rus Vladimir Putin. Në narrativën e Kremlinit shënon "ribashkimin" e Krimesë me kontinentin rus.
Ura u godit gjithashtu nga dy sulme më 17 korrik, për të cilat një zyrtar ukrainas i sigurisë tha për CNN se Kievi ishte përgjegjës.