Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përshkruar shpërthimin e urës së Krimesë si një akt terrorist, duke thënë se Ukraina është përgjegjëse.
Putini akuzoi të dielën shërbimet e inteligjencës së Ukrainës se qëndrojnë pas shpërthimit të madh që dëmtoi urën e Krimesë të shtunën, duke e përshkruar atë që ndodhi si një “akt terrori” kundër një objekti të madh të infrastrukturës.
"Autorët dhe planifikuesit e shpërthimit të urës janë shërbimet e inteligjencës ukrainase”, ka thënë Putini gjatë një takimi me kreun e Komitetit Hetues rus, citohet nga agjencitë lokale të lajmeve.
Ai ka thënë se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.
Ai i ka bërë këto deklarata në një takim me shefin e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.
Më herët gjatë ditës, Rusia ka rritur sigurinë në këtë urë, të vetmen që e lidh me Gadishullin ukrainas të Krimesë - pas shpërthimit të fuqishëm të 8 tetorit në të.
Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të mbikëqyrë urën lidhëse.
Edhe
Putini akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”
Sipas hetuesve rusë, tre persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit.
Zyrtarët kanë thënë se kanë nisur menjëherë punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara rrugore.