Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një grup sabotues ukrainas ka kaluar kufirin, duke hyrë në një rajon rus të enjten, dhe duke hapur zjarr mbi civilë.
Putini e ka quajtur këtë veprim “një akt terrorist”, raportoi BBC-ja të enjten.
Një ditë më parë, një guvernator i rajonit të Bryanskut ka thënë se “sabotuesit nga Ukraina” kanë gjuajtur me armë në drejtim të një veture civile në Lyubechane, që është një fshat kufitar.
Ai ka akuzuar se me këtë rast është vrarë një person dhe është plagosur një fëmijë.
Kievi i ka mohuar deklaratat ruse lidhur me këtë.
Edhe
Putini akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”
Mykhaylo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në Tëitter se “ky ishte një provokim klasik”, duke shtuar se “Rusia dëshiron t’i frikësojë qytetarët e saj, për të justifikuar sulmet në një shtet tjetër”.
Rusia është ankuar edhe më parë se disa raketa ukrainase janë hedhur në zonat e kufirit me Ukrainën, përfshirë rajonin Bryansk.