Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për nisjen e “një provokimi tjetër të madh”, pasi zyrtarët e mbrojtjes të Moskës thanë se rreth 300 trupa ukrainase hynë në rajonin Kursk të Rusisë të martën, shkruan BBC.
Duke folur përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit në Moskë, Putin akuzoi forcat ukrainase se “qëlluan pa dallim” ndaj ndërtesave dhe rezidencave civile. Ai ka thënë se informatat e tjera do t’i ketë pas takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLuftimet thuhet se po vazhdojnë në zonë, pasi Moska bëri të ditur se trupat ukrainase me 11 tanke dhe më shumë se 20 automjete të blinduara luftarake, kaluan kufirin pranë qytetit Sudzha, 10 kilometra nga vija e frontit.
Mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë në rajon. Ukraina ende nuk ka komentuar mbi akuzat ruse.
Luftimet thuhet se u zhvilluan në fshatra të ndryshëm në territorin rus gjatë të martës. Ajo u pasua nga sulmet ajrore ukrainase që vranë tre civilë dhe vazhduan gjatë natës, thanë autoritetet ruse.
24 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë plagosur në granatimet e Ukrainës në rajonin kufitar, sipas Rusisë.