Rusia ka thënë se ka arrestuar tetë persona në lidhje me shpërthimin e së shtunës në një urë kyçe që lidh Rusinë me Krimenë.
Shërbimi i saj i sigurisë FSB tha se pesë nga të arrestuarit ishin rusë, ndërsa të tjerë ishin ukrainas dhe armenë, shkruan CNN-i të mërkurën.
FSB-ja ka akuzuar shërbimet e sigurisë ukrainase se janë pas sulmit në urë.
Lajmi edhi pasi shpërthime u raportuan në qytetet ukrainase në Kherson, Zaporizhzhia dhe Nikopol.
BBC-ja tha se pesë shpërthime ishin dëgjuan në Kherson, një nga qytetet më të mëdha nën pushtimin rus, ndërsa kishte raporte të pakonfirmuara se sistemi i mbrojtjes ajrore në qytet ishte aktivizuar.
EdheAi tha se nuk ishte e qartë se çfarë i kishte shkaktuar shpërthimet.
Shpërthimi në urën e Krimesë ishte një goditje e fuqishme simbolike për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili hapi urën në vitin 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Putini e quajti atë akt terrorizmi duke thënë se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.
Forcat ruse u kundërpërgjigjen të hënën me një valë sulmesh raketore në të gjithë vendin duke përfshirë Kievin qendror, duke vrarë 19 persona.
Pas sulmeve të tjera të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vendeve që të godasin Rusinë me më shumë sanksione në përgjigje të “një vale të re terrori”.
Edhe
Dy të vdekur në urën e Krimesë, Rusia e quan incident
Ai i bëri thirrje Perëndimit që të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.
Thirrjet erdhën pasi ai u takua me grupin e kombeve G7 për bisedime virtuale urgjente të martën.