Zyrtarë rusë kanë thënë se dy persona kanë vdekur pas një “emergjence” në urën që lidh gadishullin e okupuar të Krimesë dhe Rusinë. Siç raportoi BBC-ja të hënën, incidenti nuk është konsideruar sulm, por raportet e pakonfirmuara thanë se shpërthimi është dëgjuar mëngjesin e së hënës. Ura e Kerçit
Nëpërmjet rrjetit Telegram, kreu i administratës ruse në Krime, Sergey Aksyonov, deklaroi se “trafiku është ndaluar në urën e Krimesë.
“Një emergjencë ndodhi në zonën e mbështetjes nga ana ruse e urës. Po merren masa për të rivendosur situatën. U kërkoj banorëve të gadishullit që të përmbahen nga udhëtimi nëpërmjet urës së Krimisë dhe, për shkaqe sigurie, të zgjedhin rrugë alterantive tokësore në rajone të tjera”, shtoi ai.
Ministria ruse e Transportit ka thënë se shpërthimi s’ka dëmtuar mbështetëset e urës, por vetëm sipërfaqja e rrugës është prekur.
Ndërsa, zyrtarë të tjerë rusë bënë me dije se në incident mbetën të vdekur dhe vajza e tij e vogël.
Ura e Kërçit u hap në vitin 2018 dhe ajo mundëson kalimin rrugor dhe hekurudhor nëpërmjet Rusisë dhe Krimesë. Në tetor të vitit të kaluar, ajo ishte mbyllur pjesërisht pas një shpërthimi të madh.
-
Rusia arreston tetë persona për shpërthimin e urës që lidh Rusinë me Krimenë
-
Guvernatori i Krimesë: Sulmi i urës ka shkaktuar nevojën për të “kërkuar hakmarrje”
-
Zbulohet veprimi i Putinit pas shpërthimit në urën e Krimesë
-
Shpërthimi që u dëgjua deri në Kremlin: Pse është kaq e rëndësishme ura e Krimesë për Rusinë?
-
Tre të vdekur nga shpërthimi i urës në Krime