Tre persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në urën rrugore dhe hekurudhore që lidh Rusinë me Krimenë, tha Komiteti Hetues i Rusisë.
Ata besohet të jenë pasagjerë të një makine që ndodhej pranë një kamioni, i cili shpërtheu pak pas orës 06:00 me orën lokale të mëngjesit të së shtunës dhe bëri që cisternat e naftës në seksionin hekurudhor të marrin flakë, raportoi BBC-ja të shtunën.
"Trupat e dy viktimave, një burri dhe një gruaje, tashmë janë nxjerrë nga uji dhe identitetet e tyre janë duke u përcaktuar”, shtoi komiteti.
Ai thotë se hetuesit kanë gjetur detaje të kamionit dhe pronarit të tij - të regjistruar në rajonin jugor të Krasnodar të Rusisë - dhe një kontroll në shtëpinë e tij tani është duke u zhvilluar.
-
Të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një ure mbi një tren në Rusi
-
Dy të vdekur në urën e Krimesë, Rusia e quan incident
-
Vriten dy policë nga një shpërthim në Moskë
-
Katër të vdekur e 12 të plagosur nga një shpërthim në një stacion treni në Ukrainë
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve