Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se po shqyrtojnë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij estonez, Zelensky u ka kërkuar aleatëve të tij evropian që të mos presin dhe të vendosin sanksione kundër Moskës.
Ai minimizon mundësinë e një konflikti në shkallë të gjerë me Rusinë, por thotë se është i përgatitur të vendosë ligjin ushtarak nëse ndodh.
Ai gjithashtu ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani.
Gazsjellësi përfundoi shtatorin e kalua por ende nuk është në funksion.
Zelensky tha në një konferencë për shtyp se Rusia duhet të dënohet për njohjen e dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore me “sanksione të menjëhershme”, duke përfshirë “ndalimin e plotë të Rrjedhës Veriore 2”
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta
-
Zelensky: Paqja e qëndrueshme duhet të arrihet, jo thjesht ndërprerja e luftimeve
-
Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të takohet me Putinin për bisedime për armëpushim