Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 agjentë të dyshuar pro-rusë, duke përfshirë 14 grupe të infiltrimit, që nga fillimi i pushtimit rus, ka bërë të ditur të shtunën kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov, raporton BBC.
Zhyrnov ka thënë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.
"Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera”, ka thënë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.
Ai ka thënë se me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjate.
-
Ukraina arreston dy agjentë të Inteligjencës ruse
-
Ukraina ka frikë se Rusia do ta përdorë sulmin për ta eskaluar luftën
-
Rusia thotë se ka vrarë 234 luftëtarë që u futën në territor të saj nga Ukraina
-
Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit
-
Jeta me frikën nga bombat ruse