Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë nga 115 të burgosur secila të shtunën pas negociatave të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një zyrtar i Emirateve - shkëmbimi i parë i tillë i të burgosurve që kur Ukraina nisi ofensivën e saj brenda Rusisë këtë muaj.
Por zyrtarët rusë dhe ukrainas nuk janë deklaruar mbi shkëmbimin e supozuar, raporton Reuters.
Ky do të ishte shkëmbimi i shtatë i tillë që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Abu Dhabi ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën gjatë gjithë luftës, duke irrituar disa zyrtarë perëndimorë. Por, gjithashtu ka forcuar lidhjet me Kievin.
Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe thonë se aftësia e tyre për të biseduar me një sërë aktorësh ndërkombëtarë do të thotë se ata mund të ndërmjetësojnë në mënyrë efektive midis palëve dhe të promovojnë bashkëpunimin dhe sigurinë.
Që nga fillimi i luftës, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar lirimin e 1 mijë e 788 të burgosurve, përfshirë ata që do të lirohen të shtunën.
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet në Abu Dhabi me marrëveshje për të burgosurit
-
Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë edhe nga 303 të burgosur të tjerë
-
Përfundon faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës